Rrëfimi i Danilos: Te Juventusi gjeta Kristianon, ishte fantastike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2026 | 19:10

Rrëfimi i Danilos: Te Juventusi gjeta Kristianon, ishte fantastike

Danilo flet për gjithçka. Pak ditë para nisjes së Kupës së Botës, mbrojtësi brazilian foli për karrierën e tij dhe më pas shkoi aq larg sa të flasë për turneun e ardhshëm që do të luajë me Brazilin.

Screenshot 2026-06-10 190940

Foli për Real Madridin dhe presionin për të luajtur atje, por edhe për Mançester Sitin dhe Pep Guardiolën. E pashmangshme, natyrisht, një parantezë mbi përvojën e tij te Juventus, të cilës ai mbeti shumë i afërt siç dëshmohet nga lamtumira në stadium janarin e kaluar. Në fillim foli për përshtatjen në Madrid. “Ne jemi një lloj kampioni, edhe nëse nuk bëjmë atë lloj jete, duhet të përballemi me këtë situatë. Ishte vështirësia më e madhe me të cilën u përballa, sepse gjithmonë u përpoqa të mbaja një mënyrë jetese të thjeshtë dhe të qëndroja larg vëmendjes. Pas Sitit erdhi Juventusi.

“Gjithçka që kisha përjetuar më parë më kishte përgatitur për atë moment. Kam luajtur te Juventusi në një kohë kur skuadra alternonte momentet e suksesit të madh me periudha të dobëta. Isha më i pjekur, më i qetë, i përqendruar te vetja dhe futbolli. Juventusi ishte fantastik dhe i rëndësishëm sepse fëmijët e mi u rritën atje. U trajtova mirë nga njerëzit, ndihesha e dashur dhe u përpoqa të përgjigjesha. Dhe kam luajtur me Bufon, Bonuçin dhe Kielinin. Mësova prej tyre se si italianët jetojnë dhe luajnë futboll, atë pasion dhe atë këmbëngulje».

Në Torino ai gjeti Kristiano Ronaldon “Unë kisha luajtur me të te Reali. Në Torino ai ishte më me përvojë, por vazhdoi të shënonte shumë gola, gjithmonë profesionist në çdo kohë. Ai të shtyn, të bëri të japësh maksimumin në stërvitje, në ndeshje. Sigurisht që ai jeton për futbollin, pothuajse në gjithçka që bën, për t’u përmirësuar çdo ditë”, tha Danilo.

Dhe më pas ka vazhduar. Por tani ka shuëm presion. Nga vjen i gjithë ky presion? Nga mediat sociale, presioni që pësojnë lojtarët është 10 herë më i lartë se më parë. Nuk duhet të lejojmë që mendimet e të tjerëve të hyjnë në kokën tonë sepse ato do t’ju çmendin. Njerëzit nuk kanë fi ltra. Sot të duan dhe nesër të urrejnë. Është e pamundur të jetosh kështu, duke thithur të gjitha opinionet, dhe për këtë arsye është më mirë të qëndrosh larg saj”, ka përfunduar ai.

PANORAMASPORT.AL