Postuar: Qershor 10, 2026 | 20:32
Lëvizje surprizuese/ Ish-sulmuesi i Partizanit arrin akordin për t’u bërë trajner i Dinamos
Ish-sulmuesi i Partizanit dhe Flamurtarit në Superiore, Astrit Fazliu, i cili së fundmi ishte trajneri i Lepencit, në Ligën e Dytë të Kosovës, duke e ngjitur skuadrën në Ligën e Parë, duket se tashmë është gati për një aventurë të re.

Mediat kosovare bëjnë me dije se Fazliu, në sezonin e ardhshëm do të jetë trajner i skuadrës së Dinamos së Ferizajt. Marrëveshja tashmë është arritur dhe se zyrtarizmi pritet të bëhet shumë shpejt.

Astrit Fazliu dhe Dinamo e kanë një mision në sezonin e ri, ngjitjen në Superligë, gjë që skuadra nga Ferizaj nuk arriti për pak objektivin këtë vit, pasi u mposht në finalen e “Play Out”-it nga Llapi.
PANORAMASPORT.AL













