Me vendosjen e trajnerit merr “jetë” edhe merkato, ja situata te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2026 | 23:23

Me vendosjen e trajnerit merr “jetë” edhe merkato, ja situata te Partizani

Ndërkohë, zgjidhja e çështjes së trajnerit do të ndikojë drejtpërdrejt edhe te merkatoja. Edhe pse drejtuesit kanë identifi kuar disa pozicione ku skuadra ka nevojë për ndërhyrje, vendimet përfundimtare pritet të merren së bashku me teknikun e ri.

partizani festa me tifozet

Klubi dëshiron që trajneri të ketë fjalën e tij në ndërtimin e grupit dhe në përzgjedhjen e futbollistëve që do të afrohen gjatë kësaj vere. Sa më shpejt të mbyllet çështja e trajnerit, aq më shpejt Partizani do të mund të fokusohet plotësisht te përforcimi i organikës dhe te përgatitjet për sezonin e ri. Koha nuk është e pakufi zuar. Në fund të muajit qershor skuadra pritet të nisë grumbullimin dhe fazën përgatitore, ndaj drejtuesit duan që deri atëherë të kenë qartësi të plotë mbi drejtimin teknik të ekipit.

Në kampin e kuq ekziston bindja se baza e skuadrës është konkurruese dhe se me disa ndërhyrje të menduara mirë, Partizani mund të rikthehet sërish mes skuadrave pretendente të kampionatit. Megjithatë, shumëçka do të varet nga trajneri që do të zgjidhet dhe nga mënyra se si ai do të arrijë të ndërtojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Për momentin, të gjitha rrugët të çojnë së pari te e trajnerit. Bisedimet vazhdojnë, alternativat janë reduktuar dhe fundjava mund të sjellë zhvillimet që tifozët e Partizanit presin prej javësh. Nëse gjithçka shkon sipas planeve të drejtuesve, klubi mund të ketë shumë shpejt emrin e ri në pankinë dhe të nisë me më tepër qetësi fazën e ndërtimit të skuadrës që do të tentojë të rikthejë Partizanin në nivelet më të larta të futbollit shqiptar.

PANORAMASPORT.AL