Luajti ndeshjen e 100-të, Hysaj: Ndjesi e bukur! Kombëtarja, moment i vështirë
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, arriti një tjetër moment historik në karrierën e tij, duke re gjistruar ndeshjen e 100-të me fanellën kuqezi. Megjithatë, mbrëmja nuk ishte plotësisht festive për mbrojtësin shkodran, pasi Shqipëria nuk arriti të mbyllte me fitore ndeshjet miqësore të muajit qershor.

Pas takimit, Hysaj foli për emocionet e këtij rekordi personal, analizoi paraqitjet e kombëtares në dy sfi dat e fundit, si dhe komentoi të ardhmen e tij pas përfundimit të aventurës me Lacion.
Hysaj, urime për 100 ndeshjet e luajtura, si lojtari i parë që arriti shifrën e 100 ndeshjeve me fanellën e kombëtares. Çfarë ndjesie ishte kjo nga aspekti personal?
Ishte një ndjesi shumë e bukur. Mbetem shumë keq që nuk e mbyllëm me një fi – tore këtë ndeshje, por si çmim personal është një gjë shumë e madhe, një ëndërr që u realizua. Por ajo që humbëm, më ka lënë pak të mërzitur dhe nuk e ka shijuar plotësisht.
Si një ndër lojtarët veteranë të kësaj kombëtareje, çfarë i ndodhi kombëtares në këto dy ndeshje miqësore që nuk arriti të finalizonte?
Po, është pak e vështirë, sepse në të vërtetë ndërrimi i një trajneri në këtë moment, në fund të kampionatit, për shumë lojtarë që kanë bërë shumë ndeshje, mund të jetë i vështirë. Mund të jenë më të lodhur, mund të jenë ndryshe, kështu që ky ka qenë një sezon i vështirë. Normalisht, kur vjen te kombëtarja duhet të japësh njëqind e nëntëdhjetë për qind.
Nuk është se duhet të kemi arsye ose justifi kime për lojën. Kemi bërë një lojë të mirë, sepse kemi pasur edhe raste për të shënuar, por nuk shënuam dhe e humbëm. Sepse patëm një rast në fi llim me Luksemburgun, na bënë gol dhe pastaj ndeshja u mbyll pak keq, po të them të drejtën. Siç thashë edhe më parë, është një moment i keq, sepse është fundi i sezonit dhe ndërrimi i trajnerit mund të jenë pak të vështira për shumë lojtarë.
A tregojnë realisht këto performanca gjendjen aktuale të ekipit, apo thjesht nuk duhen marrë shumë parasysh duke qenë këta faktorë?
Jo, normalisht që, siç thashë më parë, nuk kërkoj justifi – kime. Nuk është se duhet të merret si faktor apo si justifi – kim, sepse ti vjen këtu për të fi tuar, nuk vjen për të kaluar dhjetë ditë ose tridhjetë ditë në hotel. Kështu që duhet të jemi më të përqendruar, më të vetëdijshëm kur rrimë këtu, të japim zemrën për këtë ekip dhe duhet t’i sistemojmë pak këto gjëra që kemi.
Shiriti i kapitenit është edhe në vazhdim apo vetëm për 1 ndeshje?
Jo, jo. Unë besoj se nuk është për në vazhdim ishte thjesht një vlerësim nga trajneri, përpara se t’ia kalojë shiritin kapitenit.
Hysaj, me përfundimin e kampionatit ka përfunduar edhe aventura juaj te Lacio. E keni vendosur se ku do të jeni në të ardhmen?
Tani për tani s’kam vendosur asgjë. Do të shkoj në Shkodër, në shtëpinë time, dhe do të pres një telefonatë nga menaxheri, sepse ai ka punën e vet, siç kemi bërë gjithmonë. Unë rri në qetësinë time dhe kur të marr telefonatën do të jem gati.
Në Itali apo jashtë?
Me ditë nuk e di, por për tani në Shkodër do të jem.
ERJON ALLARAJ – PANORAMASPORT.AL













