Dy herë kampioni i Shqipërisë, Alijev thumbon haptazi ish-trajnerin Tetova: Tre muaj jashtë, pa shpjegim!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2026 | 23:02

Dy herë kampioni i Shqipërisë, Alijev thumbon haptazi ish-trajnerin Tetova: Tre muaj jashtë, pa shpjegim!

Mbrojtësi azerbajxhanas Zamik Alijev, i cili pak ditë më parë u shpall për herë të dytë radhazi kampion i Shqipërisë me Egnatia, iu përgjigj pyetjeve të “azerisport.com”.

ALIJEV

Në ndeshjen e fundit të Superiores kundër Dinamos fituat 2-0. Si shkoi kjo sfi dë për ju? A ndjetë emocion apo presion duke qenë se ishte ndeshja vendimtare?

Ndeshja shkoi pikërisht ashtu siç e kishim planifikuar. Sigurisht që kishte njëfarë tensioni, sepse bëhej fjalë për sfi dën vendimtare për titullin kampion. Ne ishim të detyruar të fi tonim. Fatmirësisht ia dolëm dhe siguruam titullin e tretë radhazi.

Ky është titulli juaj i dytë kampion me Egnatian. Cili sezon ishte më i vështirë?

Ky sezon ishte më i vështirë. Deri në javët e fundit askush nuk na konsideronte favoritë. Madje, në një moment zbritëm edhe në vendin e tretë. Por në fund u bashkuam si grup, fi tuam një seri ndeshjesh radhazi, përfshirë edhe përballjet ndaj dy rivalëve tanë kryesorë, dhe u shpallëm sërish kampionë.

Si e vlerësoni sezonin tuaj personal? Pati një periudhë kur luanit më pak, por më pas u rikthyet si titullar…

Në fakt, sezonin e nisa shumë mirë. Luaja rregullisht si në kompeticionet europiane, ashtu edhe në kampionat. Më pas ndodhi diçka që as vetë nuk e kuptova plotësisht dhe për rreth tre muaj luajta shumë pak. Në futboll ndodhin edhe këto gjëra. Atëherë u përpoqa ta gjeja arsyen te vetja dhe vazhdova të punoja më shumë. Pas pushimit dimëror arrita të rikthehem në formacionin titullar dhe deri në ndeshjen e fundit të sezonit luajta nga minuta e parë.

Megjithatë, nuk u grumbulluat nga Kombëtarja e Azerbajxhanit. Duke qenë kampion i Shqipërisë, ndoshta prisnit një ftesë?

Edhe pse lista ishte shpallur para fi timit të titullit… Sinqerisht, isha i bindur se nuk do të më thërrisnin. Askush nga kombëtarja nuk kishte kontaktuar me mua dhe askush nuk ishte interesuar për gjendjen time. Siç kam thënë edhe më parë, hera e fundit që kam qenë në kontakt me përfaqësuesit e kombëtares ka qenë në kohën e trajnerit Fernando Santos. Edhe kur nuk më grumbullonin, ata ruanin kontaktet dhe interesoheshin se si po kaloja. Pavarësisht nëse jam pjesë e ekipit apo jo, unë gjithmonë e mbështes kombëtaren dhe shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të fi tojnë dhe të na gëzojnë ne dhe gjithë popullin tonë.

Egnatia do të luajë sërish në Ligën e Kampionëve. Do të qëndroni në klub për të luajtur në Champions apo po mendoni të ndryshoni skuadër?

Kontrata ime aktuale me Egnatian ka edhe një vit afat. Mund të them se nuk kemi shumë kohë për pushime, sepse pas rreth një jave skuadra do të mblidhet sërish dhe do të nisë përgatitjet për kualifi kueset e Ligës së Kampionëve. Edhe unë do të jem pjesë e këtyre ndeshjeve. Për momentin, gjithë përqendrimi im është te ndeshjet e ardhshme në Champions, ndërsa çështjet e transferimeve po i ndjek agjenti im. Me kalimin e kohës do të shohim se si do të zhvillohen gjërat.

Në Azerbajxhan kampion u shpall Sabahu. Nëse qëndroni te Egnatia, do të dëshironit që shorti t’ju vinte përballë Sabahut? Deri tani nuk keni luajtur kurrë kundër një skuadre azerbajxhanase me klubin aktual…

E përgëzoj Sabah FK për titullin kampion. Këtë sezon ata zhvilluan një futboll shumë të mirë. Sinqerisht, nuk do të doja të përballeshim, sepse në atë rast njëra prej skuadrave do të eliminohej nga kupat e Europës. Shpresoj që si ne, ashtu edhe Sabahu, të arrijmë së bashku në fazën kryesore të një kompeticioni europian.

VLADIMIR MEMA  – PANORAMASPORT.AL