Postuar: Qershor 10, 2026 | 20:55
ZYRTARE/ Transferoi Anis Mehmetin dhe u ngjit në Premier Ligë, mësohet vendimi i papritur
Trajneri Kieran MekKena ka vendosur ta mbyllë me Ipsuiç në Angli. Plot 222 ndeshje që nga dhjetori i vitit 2021, pasuan me këtë vendim.

Ipsuiç u ngjit dy herë në elitën e futbollit anglez me të njëjtin trajner. 40-vjeçari i ka njoftuar drejtuesit që kërkon të marrë pak pushim.
Kështu nuk duket se do të marrë drejtimin e një ekipi tjetër në një periudhë të afërt. MekKena është trajneri që dha aprovimin për transferimin e Anis Mehmetit.
Sulmuesi i Kombëtares do të luajë në Premier Ligë përgjatë edicionit që po vjen. Dhe entuziazmi është rikthyer te tifozët.
PANORAMASORT.AL













