Fitorja me Dinamon, çelësi për qëndrimin e Bylisit në Superiore
Bylisi bën llogaritë e mbijetesës, teksa në 6 javë vendos sezonin, ku skuadra luan finale mjaft të vështira. Si të thuash, ballshiotët nuk kanë në dorë vetëm fatet e tyre, por edhe të skuadrave të tjera, për katërshen sidomos, por edhe titullin kampion.

Bylisi pret Dinamon të martën e ardhshme, më pas udhëton drejt Tiranës, pret Teutën, udhëton në Shkodër, ku ndeshet me Vllazninë, pret në Ballsh Elbasanin dhe javën e fundit e luan në Vorë. Kalendari duket i vështirë, por ballshiotët kanë një grup lojtarësh me eksperiencë dhe duket se tashmë është harruar disfata në Rrogozhinë dhe e tërë vëmendja e klubit është te sfida me Dinamon.
Në Ballsh edhe dje kanë studiuar kundërshtarin e radhës, kanë zhvilluar stërvitjen dhe më pas kanë ndjekur sfidën e bluve në Kupë me Vllazninë. Ballshiotët e njohin edhe më mirë Dinamon, pasi aty luajnë jo pak, por pesë lojtarë që i kanë pasur në gjirin e tyre vitet e fundit, ndërsa këtë sezon blutë nuk kanë fituar asnjë ndeshje me ballshiotët.
Josa dhe stafi janë duke punuar shumë në aspektin psikologjik me skuadrën. Në pjesën e parë të sfidës me Egnatian, Bylisi luajti mirë, madje iu afrua disa herë edhe portës kundërshtare. Por, te ballshiotët goli është problem më vete, aq më tepër që mungesa e Olavios në ofensivë, mund t’i shoqërojë edhe në duelin me blutë.
Tifozët mallakastriotë presin reagimin e skuadrës së tyre këtë fundjavë. Ata kanë besim se do ta mundin Dinamon, ashtu si dhe një vit më parë. Për vetë pozitat që ka Bylisi dhe ecurinë e në javët e fundit, fitorja bën shumë punë në këtë duel dhe fazë delikate të garës. Në këtë duel shtëpie, ballshiotët do të kërkojnë 3-pikët edhe për të konfirmuar se e duan dhe e meritojnë elitën duke qenë se nga pjesa e ekipeve poshtë janë nga më të investuarit por edhe kanë zhvilluar lojëra të bukura më të sezon…
ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL













