Fitoi “Topin e Artë”, Bekim Balaj nuk njeh rivalë dhe parakalon… veten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2025 | 18:30

Fitoi “Topin e Artë”, Bekim Balaj nuk njeh rivalë dhe parakalon… veten

Bekim Balaj po udhëheq Vllazninë këtë sezon. Kapiteni i kuqebluve kryeson renditjen e golashënuesve në Superiore me plot 14 rrjeta të realizuara.

475386770_1171395971661746_626112590963352029_n

“Topi i Artë” i Superiores” ka kaluar statistikat e sezonit të kaluar në 23 javë të luajtura. Kjo pasi vjet në të njëjtën kohë, numëronte 12 gola të shënuar.

Aktualisht Vllaznia mban vendin e dytë. Në edicionin e kaluar kishte 3 pikë më pak dhe renditej e treta me po aq pikë sa Partizani i vendit të dytë.

PANORAMASPORT.AL