Fernando tregon rikthimin te Egnatia: Konkurrenca këtu është problem i mirë, jam si në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2025 | 19:02

Fernando tregon rikthimin te Egnatia: Konkurrenca këtu është problem i mirë, jam si në shtëpi

Fernando Medeiros është kthyer përsëri pjesë e Egnatias dhe duket sikur nuk është larguar asnjëherë pasi braziliani ka gjetur shpejt ritmin e tij në mesfushën e rrogozhinasve. Ai ishte protagonist në ndeshjen e fituar 4-0 ndaj Tiranës dhe pas saj, tregoi se si ndjehej edhe pse ka pak javë në vendin tonë pas kthimit nga Turqia.

bandicam 2025-01-18 18-53-39-883

“Jam shumë i lumtur, sepse është shtëpia ime e dytë këtu dhe jam përshtatur shpejt se kam luajtur bashkë me ta dy vite. Nuk kam presion këtu, kam familje të madhe këtu, kam mbështetje te lojtarëve, trajnerit. Tifozët më duan dhe i dua, dhe kjo tregohet në fushë. Fitojmë e jemi të lumtur.

Konkurrenca në mesfushë? Është shumë e mirë konkurrenca, se janë lojtarë të mirë. Shumë opsionet janë problem për trajnerin. Ai mund të luajë me Ujkën, Lushkjen, Aleksin janë shumë të mirë dhe është problem shumë i mirë për skuadrën”, tha Fernando për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL