“Është ndeshja e fundit, nuk kemi çfarë humbasim”, zv.trajneri Glen Daja: Ja pse Beqja luan në qendër të mbrojtjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2025 | 20:32

“Është ndeshja e fundit, nuk kemi çfarë humbasim”, zv.trajneri Glen Daja: Ja pse Beqja luan në qendër të mbrojtjes

Zv.trajneri i Dinamos, Glen Daja, foli në prag të duelit të kthimit ndaj polakëve të Jagiellonias, teksa ndër të tjera sqaroi:  

 bandicam 2025-08-28 20-30-01-874

“Ishim të detyruar ta fusnim Beqjan në qendër të mbrojtjës. Tentuam Meksin ndeshjen e kaluar, sot provuam Beqjan, dhe Nanin ta përdorim në pozicionin e tij më të mirë. 

Besoj që do të jetë ndeshje tjetër, do kemi rritëm tjetër. Është një ndeshje me eliminim. Nuk kemi ccfarë të humbasim. Është ndeshja e fundit.  

Rritmi që kemi në Europë është tjetër, besoj se do të na ndihmojë edhe në kampionat”, u shpreh Glen Daja.  

PANORAMASPORT.AL