Elbasani me dilema për supersfidën, Tsague-Lleshi nuk preken në sulm
Trajneri Ivan Gvozdenoviç, për fatin e tij të keq, nuk do ta ketë grupin të plotë as për përballjen me Dinamon. Mungesat fillojnë me Emiljano Mustën, i cili është i detyruar të bëjë pushim këtë javë për shkak se ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe është i skualifikuar.

Amarildo Gjoni vuan nga një dëmtim që pas ndeshjes në kampionat me Teutën, ndërkohë që në dyshim për trajnerin serb janë edhe Xhonatan Lajthia dhe Ze Gomesh. Këta të fundit kanë bërë stërvitje të diferencuar, për shkak të problemeve të vogla fizike dhe mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë deri ditën e ndeshjes.
Nuk priten surpriza në formacion, por me shumë gjasa dy afrimet e reja, Olberkis dhe Ibrahim, do të jenë titullarë kundër bluve. Dyshja Lleshi-Tsague po bind javë pas jave dhe duket se e ka “blinduar” tashmë repartin e sulmit.

PANORAMASPORT.AL













