Postuar: Janar 19, 2025 | 23:49
EKSKLUZIVE/ Trajneri i ri i Tiranës, drejtuesit bardheblu kontaktojnë ish-mesfushorin e Kombëtares
Tirana po kalon një moment tepër të vështirë, teksa humbja 0-4 ndaj Egnatias, rezultoi fatale për trajnerin Gugash Magani, i cili dha dorëheqjen. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se ditën e sotme drejtuesit bardheblu kanë kontaktuar Klodian Duro dhe me shumë gjasa do të jetë ai timonieri i ri i Tiranës, por nuk mungojnë dhe alternativat e tjera.
Në ditët në vijim pritet të ketë një vendim zyrtar për sa i përket “timonierit” të ri të kryeqytetasve. Vlen të theksohet fakti se Duro është një njohës i vjetër i ambientit bardheblu, teksa ka mbajtur veshur fanellën e Tiranës për shumë vite duke u shpallur edhe kampion.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"