EKSKLUZIVE/ Tirana me probleme para derbit, pezullohet edhe portieri te bardheblutë
Pas Tsone Patsatsias, Aldi Gjumsit, Hajrulla Tolës dhe Zaedit, lojtari i radhës që pezullohet nga skuadra është Leon Kozi. Portieri i talentuar është ndëshkuar nga trajneri Ardian Nuhiu për shkak të një incidenti gjatë stërvitjes, i cili u përshkallëzua edhe më shumë dhe u konsiderua i papranueshëm nga stafi teknik.

Gardiani, pas stërvitjes dhe ndeshjes së fundit me Dinamon, është vendosur jashtë skuadrës. Sipas burimeve nga klubi, vendimi ka qenë i qartë dhe nuk lidhet me performancën në fushë.
Kjo është një tjetër goditje për Tiranën, e cila po përballet me një periudhë të vështirë dhe pasiguri në skuadër, pas disa largimeve të papritura që mund të ndikojnë në moralin e grupit para derbit të radhës. Trajneri Nuhiu duket i vendosur, edhe pse kjo do të thotë të humbasë disa lojtarë.
PANORAMASPORT.AL













