EKSKLUZIVE/ Ndeshja e kthimit me Partizanin, zbulohen detaje surprizë nga organizimi i estonezëve
Partizani barazoi 1 me 1 në transfertën e Estonisë ku përballë pati Kaljun. Gjithçka ka mbetur e hapur për datën 17 korrik, kur të dyja skuadrat të vendosin kualifikimin në “Air Albania” prej orës 20:00.

Kalju ka njoftuar se sot do të udhëtojë drejt Tiranës duke publikuar edhe listën e lojtarëve. “Panorama Sport” ndërkohë mëson se ekipi estonez do fillojë stërvitjen nga nesër në “Shtëpinë e Futbollit”.
Kështu edhe Kalju do të përgatitet për të paktën dy ditë, në të njëjtin ambient si Partizani. Tashmë të dyja skuadrat e dinë potencialin e njëra-tjetrës.
Pas sfidës në Talin, Kalju shfaqi peng për rezultatin dhe duke qenë tre ditë para në Tiranë do të ambientohen me klimën. Në anën tjetër Partizani duket i kënaqur, pasi ka gjithçka në dorë në kryeqytet.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













