EKSKLUZIVE/ Alban Hoxha e mbyll si portier i Partizanit? Prapaskenat pas largimit të papritur te kryeqytetasit
Partizanit i është larguar një pjesëtar i rëndësishëm i stafit siç është Kushtrim Voka. Ky i fundit qëndroi edhe si video analist gjatë këtij edicioni, ndërsa prej tre vitesh mbante postin e trajnerit të portierëve në klubin e kuq.

Largimi nga të kuqtë ishte si “rrufe” në qiell të hapur. Alban Hoxha do të ishte një alternativë interesante për ta zëvendësuar, ndërsa “Panorama Sport” mëson se para përfundimit të sezonit, ekzistonte dëshira për të vazhduar edhe për një sezon si portier.
Pas këtij largimi të papritur i hapet në një mënyrë rruga edhe Hoxhës, nëse do të dëshironte të ishte trajner i portierëve. Hoxha ndërkohë është i pajisur si trajner me licencën UEFA C prej disa muajsh.
Pas sezonit të vështirë, duket se te Partizani do të ketë ndryshime të mëdha. Një prej tyre ishte largimi i Vokës.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













