Egnatia nën presion, sot vetëm fitorja vlen ndaj Vorës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2025 | 9:19

Egnatia nën presion, sot vetëm fitorja vlen ndaj Vorës

Egnatia zbret sot në fushë me një objektiv të qartë: të marrë maksimumin përballë Vorës në “shtëpinë” e saj. Një ndeshje e fortë në letër dhe me shumë rëndësi në praktikë, sidomos pas hapit fals të rrogozhinasve në takimin e fundit ndaj Flamurtarit.EGNATIAKampionët në fuqi u ndalën befas në shtëpi, duke pësuar humbjen e parë sezonale para tifozëve të tyre. Një rezultat që ka lënë shije të hidhur në kampin bardhëjeshil dhe që ka shtuar presionin për vazhdimësinë e kampionatit. Për Egnatian, një tjetër ndalesë sot do të sillte rrezikun për të humbur terren në garën me rivalët direktë të kreut. Stafi teknik dhe lojtarët janë të ndërgjegjshëm se dueli me Vorën nuk lejon gabime.

Objektivi është i vetëm: rikthimi i menjëhershëm te fitorja për të ruajtur ritmin dhe për të mos lejuar që rivalët të shkëputen. Humbja ndaj Flamurtarit ishte më shumë se një rezultat negativ për Egnatian. Rrogozhinasit kishin ndërtuar një seri pozitive përpara tifozëve, por kjo u ndërpre në mënyrë të papritur. Pikërisht për këtë arsye, përballja me Vorën shihet si momenti i duhur për të reaguar. Një tjetër hap i gabuar do ta vendoste Egnatian në një pozicion të vështirë në renditje, duke i detyruar kampionët të ndjekin rivalët nga distanca. Fitorja sot nuk është thjesht çështje pikësh, por edhe e rikthimit të besimit.

NGËRÇI NË SHTËPI – Në fakt, nëse analizohen me kujdes shifrat, vihet re se Egnatia nuk ka qenë aq solide në shtëpi sa mund të pritej nga një skuadër kampione. Edhe pse humbja ndaj Flamurtarit ishte e para, para saj paraqitjet nuk kanë qenë gjithmonë bindëse. Në shtatë ndeshje të zhvilluara në shtëpi, bardhejeshilët kanë regjistruar tre fitore, tre barazime dhe një humbje, që në total përkthehen në 12 pikë.

Një bilanc që i rendit poshtë rivalëve direktë në garën për kreun, si Elbasani, Dinamo dhe Vllaznia, të cilat kanë grumbulluar më shumë pikë në fushën e tyre. Madje, Egnatia ndodhet në të njëjtin nivel me Teutën sa i përket pikëve në shtëpi, çka tregon qartë se diçka mungon në qëndrueshmërinë e saj përpara tifozëve. Përballë Vorës, rrogozhinasit synojnë ta mos e vënë në diskutim fitoren dhe ta kthejnë sërish “shtëpinë” në një pikë force. Gjithçka duket gati për një përballje ku Egnatia është e detyruar të japë përgjigje në fushë, pa shumë zhurmë, por me konkretësi dhe tri pikë në fund.g

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL