Postuar: Dhjetor 6, 2025 | 22:55
E KRYER/ Tirana godet në merkato para derbit, transferon futbollistin që ishte shok skuadre me “ish”-in e Egnatias
Johan Kortes do i bashkohet Tiranës në vazhdim. Nga Kosta Rika raportohet se bardheblutë kanë mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin nga Kosta Rika, që t’i bashkohet në vijim si lojtar i lirë pasi e mbylli në vendin e tij.

26-vjeçari luan në qendër të mbrojtjes dhe shikohet si transferim i rëndësishëm. Nga Kosta Rika ndërkohë largohet pas sezonit të suksesshëm personalisht me Liberian.
Te Liberia ishte pjesë e skuadrës bashkë me Jurguens Montenegron në fillimin e vitit. Ky i fundit luante me Egnatian në Shqipëri.
Tregu i Kosta Rikës po shikohet shpesh si mundësi për të transferuar lojtarë. Kujtojmë se Partizani, një tjetër klub i kryeqytetit, prezantoi Karlos Martinezin gjatë verës.
PANORAMASPORT.AL













