Postuar: Mars 2, 2025 | 23:35
E BUJSHME/ Te Dinamo “fërkojnë duart”, dy lojtarë marrin ftesë nga kombëtarja për eliminatoret e Botërorit
Një lajm i bujshëm është bërë publik ditën e sotme. Dy futbollistët e Dinamos, Naser Aliji dhe Baton Zabërgja, kanë marrë ftesë nga trajnerët Silvinjo dhe Poda për eliminatoret e kualifikueseve të Botërorit.

Aliji do të jetë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo te Kombëtarja e Shqipërisë, ndërkohë që Zabërgja do të jetë pjesë e Kosovës.

Të dy lojtarë këta mjaft të rëndësishëm për skuadrën e Dinamos. Si Zabërgja ashtu dhe Aliji kanë zhvilluar një sezon mjaft të mirë, duke u shndërruar në protagonistë. Lajmi për ftesën e tyre u konfirmua nga gazetari i RTSH Sport, në lidhjen e drejtperdrejtë me emisionin “Super Gol”.
PANORAMASPORT.AL













