Dy gjyqtarëve të FSHF-së u besohen ndeshjet në Europë, njëri prej tyre gjykon Etrit Berishën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2025 | 17:54

Dy gjyqtarëve të FSHF-së u besohen ndeshjet në Europë, njëri prej tyre gjykon Etrit Berishën

Pas performancës së shkëlqyer në Ligën e Europës dhe Konferencës të ndeshjeve të kaluara, UEFA u ka besuar sërish dy trupa arbitrash shqiptarë në ndeshjet e Ligës së Konferencës të ditës së enjte. Dy arbitrat e përzgjedhur janë Florian Lata dhe Juxhin Xhaja.

xhaja

Lata është përzgjedhur të gjykoë në ndeshjen Slovan Bratislava(Slloveni)-Haken(Suedi), ndërsa asistentët e tij do të jenë Ilir Tartaraj dhe Erind Burgu, ndërsa në rolin e arbitrit të katërt është caktuar Enea Jorgji. Në sistemin VAR dhe AVAR do të jenë Kreshnik Barjamaj dhe Kreshnik Cjapi.

Xhaja pas ndeshjes në Ligën e Europës të mesjavës së kaluar këtë të enjte është caktuar në ndeshjen Dinamo Kiev(Ukrainë)-Noa(Armeni). Ndihmës të tij do të jenë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo ndërsa Olsion Yzeiraj do të jetë arbitër i katërt. Në sistemin VAR është caktuar Zheron Manskot nga Holanda ndërsa në AVAR do të jetë Albert Doda.

FATOS LAMAJ-PANORAMASPORT.AL