Dy fitore para finales, Dinamo e karikuar për trofeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2025 | 20:34

Dy fitore para finales, Dinamo e karikuar për trofeun

Dinamo do të përballet me Egnatian mbrëmjen e së dielës në kuadër të finales së Superkupës së Shqipërisë. Veç trofeut të parë sezonal, blutë do të synojnë edhe hakmarrje ndaj Egnatias, që i mundi vetëm pak ditë më parë në “Air Albania” për Superioren.

dinamo

Sfida e së dielës, do të jetë e fundit për futbollin shqiptar për këtë vit kalendarik, teksa më pas skuadrat do të rikthehen në fushë vetëm në muajin janar ku do të kenë Kupën e Shqipërisë dhe Superioren. Dinamo vjen në këtë takim si fituesja e Kupës së Shqipërisë ndërsa nga ana tjetër, Egnatia është kampione por edhe fituese në fuqi e Superkupës, pasi sezonin e shkuar mundi në finale Kukësin me rezultatin 2-0.

PANORAMASPORT.AL