Postuar: Gusht 14, 2025 | 20:52
Drejtuesi i Egnatias zbulon lëvizjen e radhës: Jemi në negociata për shitjen e Regi Lushkjes te…
Egnatia ka qenë një nga skuadrat më të vëmendshme në merkato me afrime shumë cilësore në këto vite, që kanë sjellë edhe dy tituj kampion radhazi për rrogozhinasit. Por paralelisht, ata kanë bërë edhe disa shitje të rëndësishme me të cilat kanë mbushur arkat e tyre.

Shitja e radhës duket se do të jetë ajo e Regi Lushkjes. Sipas vetë drejtorit sportiv të rrogozhinasve, Klejdi Zenelaj, mesfushori ofensiv është futbollisti i cili pritet të largohet në ditët e ardhshme nga Egnatia.
“Jemi në bisedime për shitjen e Regi Lushkjes. Nuk mund të them emrin, por është një klub turk dhe jemi pranë akordit”, tha Zenelaj për “SuperSport” para fillimit të ndeshjes së Egnatias ndaj Olimpija Ljubljanës.
PANORAMASPORT.AL













