Drejtori i Vllaznisë, Sinani optimist: Me sakrificë, kualifikohemi ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2025 | 13:47

Drejtori i Vllaznisë, Sinani optimist: Me sakrificë, kualifikohemi ne

Vllaznia do të të luajë ndeshjen e kthimit të vlefshme për Ligën e Konferencës. Para kësaj ndeshje, drejtori sportiv i Klubit Vioresin Sinani flet për “Veriu sport”.

vioresin sinani

Jeni optimist për këtë ndeshje kthimi? Sigurisht që jemi optimistë. Unë jam i bindur që futbollistët do të të japin maksimumin dhe uroj e besoj shumë, që Vllaznia të kualifikohet. Është një ndeshje e vështirë dhe jam i bindur se me më të mirën e të gjithëve do të të bëjmë të mundur kualifikimin.

Ditët që keni pasur në dispozicion pas ndeshjes së humbur në “Elbasan Arena”, a ju kanë shërbyer për të eliminuar gabimet e vëna re në atë takim? Sigurisht, stafi drejtues, me në krye trajnerin Martini, kanë bërë maksimumin këto ditë në seancat stërvitore, që të marrim më të mirën në këtë ndeshje të kthimit dhe të arrijmë atë objektiv që të gjithë duam.

Vihet re një optimizëm te i gjithë grupi, si mendoni se do të shkojë ky takim, me kohë të rregullt, shtesë apo dhe me penallti? Unë besoj shumë dhe uroj që Vllaznia të kualifikohet. Nuk ka rëndësi pastaj pjesët e tjera. Ju e keni parë vetë, në ndeshjen e parë nuk e meritonim atë rezultat. Megjithatë, jo më kot janë dy ndeshje dhe besoj se të gjithë do të të bëjmë më të mirën, që shkojmë te objektivi që kemi.

Sa u takon problemeve me dëmtimet, cili prej lojtarëve do të të jetë i gatshëm në këtë ndeshje? Të gjithë do të sakrifikojnë. Ka pasur ndoshta dëmtime të vogla, por besoj se të gjithë do të të jenë të gatshëm të japin më të mirën. Ndeshjen e dinë të gjithë nga i pari tek e fundit dhe unë besoj shumë që do të të dalë me sukses.

PANORAMASPORT.AL