Ditë e veçantë për Partizanin, klubi i kuq feston 79-vjetorin e krijimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2025 | 11:06

Ditë e veçantë për Partizanin, klubi i kuq feston 79-vjetorin e krijimit

Partizani feston sot 79-vjetorin e krijimit të klubit. Kjo është një ditë e veçantë për të gjithë tifozët e kuq si dhe drejtuesit e futbollistët.

partizani

Prej 4 shkurt të vitit 1946, Partizani numëron 17 tituj kampionë dhe 15 Kupa të Shqipërisë.

“Demat” janë skuadra e vetme që kanë fituar një trofe ndërkombëtar në Shqipëri, atë të Kupës së Ballkanit në sezonin 1970/71.

Më tej është klubi i parë shqiptar i nderuar me titullin “Nderi i kombit”. Po ashtu mban i vetëm nga FSHF titullin “Legjendë e Futbollit Shqiptar”.

🇦🇱 𝟕𝟗 𝐕𝐈𝐓𝐄 𝐊𝐑𝐄𝐍𝐀𝐑𝐈 🔴

📕 𝟎𝟒.𝟎𝟐.𝟏𝟗𝟒𝟔 – 𝟎𝟒.𝟎𝟐.𝟐𝟎𝟐𝟓
🎖 “𝑁𝑑𝑒𝑟𝑖 𝑖 𝐾𝑜𝑚𝑏𝑖𝑡”
#PërjetMeTyPartizan🔴“, shkruhet në faqen zyrtare të klubit.
PANORAMASPORT.AL