Dinamo kërkon vazhdimësi, trajneri Daja e di si munden vlonjatët
Dinamo do të përballet sot me Flamurtarin në Vlorë, aty ku të dyja skuadrat vijnë nga fitore në sfidat e fundit.
Kryeqytetasit fituan në derbi ndaj Tiranës me rezultatin 6- 2, ndërkohë që Flamurtari befasoi kampionët e Egnatias, duke i mundur në Rrogozhinë me rezultatin e ngushtë 0-1. Në sfidën e sotme, të dyja ekipet synojnë që të dalin me pikë të plota, natyrisht duke parë edhe formën që po kalojnë e sidomos për objektivat që kanë këtë sezon futbollistik.
NDESHJA- Sfida do të zhvillohet pasditen e sotme në stadiumin “Flamurtari”, duke nisur nga ora 19:00. Investimi i bërë në stadiumin “Flamurtari”, i ka përmiësuar dukshëm kushtet e stadiumit dhe pritet që në tribuna, të ketë tifozë të shumtë, sidomos pas fitores së fundit që morën kuqezinjtë në transfertë.
GJENDJA E SKUADRËS– Dinamo ka mbyllur dje përgatitjet për sfidën me Flamurtarin dhe pasdite ka udhëtuar në drejtim të qytetit bregdetar ku do të ketë ndeshjen. Daja ka pasur të plotë grupin me përjashtim të Naser Alijit i cili pritet të rikthehet me skuadrën vetëm në muajin janar. Sa i përket pjesës tjetër, Dita dhe Qefalija kanë lënë pas dëmtimet e pësuara në javët e fudnit dhe janë gati për sfidën me Flamurtarin. Nga ana tjetër, në gjendje të mirë është edhe GHuindo që kishte edhe mungesë goli megjithatë në derbin ndaj Tiranës, përvecc se u zhbllokua, tregoi se ka lënë pas edhe dëmtimin që kishte në gju.
STATISTIKAT E DAJËS- Ilir Daja që në të shkuarën ka drejtuar Flamurtarin e madje edhe ka shkëlqyer me ta, di shumë mirë si fitohet ndaj vlonjatëve. Në karrierën e tij si trajner, Daja është përballur 20 herë me Flmaurtarin dhe ka arritur të fitojë plot 20 ndeshje, ndërkohë që ka humbur vetëm 3 prej tyre. Gjithashtu, 3 ndeshje të Dajës kundër Flamurtarit, janë mbyllur në barazim kundër Flamurtarit. Sa iu përket rezultateve, skuadrat e Dajës nuk kanë shënuar asnjëherë më shumë se 3 gola kundër Flamurtarit dhe 3-0 ka qenë fitorja më e thellë. Sa i përket humbjeve, 2-1 dhe 1-0 kanë qenë rezultatet.
SFIDA E FUNDIT– Dinamo ishte në të njëjtën situatë edhe në fazën e parë. Pas disa ndeshjeve jo të mira në kampionat, mundi Tiranën në derbi e më pas Flamurtarin pak ditë më vonë. Edhe këtë fazë, “nëndetësja” vjen nga fitorja me Tiranën dhe para Tiranës, ishte në një momnent të vështirë dhe do të synojë vazhdimësinë. Në “Selman Stërmasi”, të besuarit e Dajës fituan me rezultatin e pastër 2-0. Ndryshe nga kjo fazë, Flamurtari në fazën e parë ishte në gjendje më të keqe, pasi ende nuk e kishte shijuar fitoren e parë, e cila erdhi pak ditë më parë kundër Vllaznisë.
ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL













