Dinamo dhe Skënderbeu preferojnë të njëjtin rreshtim, Ilir Daja beson te titullarët e derbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2025 | 12:01

Dinamo dhe Skënderbeu preferojnë të njëjtin rreshtim, Ilir Daja beson te titullarët e derbit

Edhe pse gjatë javës disa nga lojtarët e dëmtuar janë bashkuar me skuadrën në stërvitje, Dinamo pritet që ta nisë sfidën e sotme kundër Skënderbeut gati me të njëjtin formacion si në derbin me Partizanin.

Screenshot 2025-02-01 120214

Mungojnë edhe sot për arsye dëmtimi kapiteni Bruno Dita dhe portieri Edmir Sali, kurse Toli dhe Karamba pritet ta nisin nga stoli, duke qenë se vijnë nga problemet muskulore që u mohuan derbin.

Në portë do të jetë Teqja dhe para tij mbrojtja e përbërë nga Meksi, Hoxha, Aliji dhe Lorran. Gudiabi dhe Qefalija janë të sigurt në mesfushë, ashtu si dhe Dejvi Bregu që tregoi një formë të mirë ndaj Partizanit dhe do të jetë në fushë nga minuta e parë.

Ka pasur një shqetësim ditët e fundit për Mandelën, që nëse nuk e nis titullar, do të zëvendësohet nga Lorenco Vila. Zabërgja dhe Nani plotësojnë formacionin.

Screenshot 2025-02-01 115719 Screenshot 2025-02-01 115731

PANORAMASPORT.AL