Dikur Skënderbeu e shiti në Francë, më pas nga Partizani u ftua te Kombëtarja! Sulmuesi akoma pa ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2026 | 22:11

Dikur Skënderbeu e shiti në Francë, më pas nga Partizani u ftua te Kombëtarja! Sulmuesi akoma pa ekip

Agim Zeka po kalon një moment të vështirë në karrierë. 27-vjeçari është pa ekip, ndërsa në muajin janar mbylli para kohe aventurën me Real Mursian.

Screenshot 2026-03-05 221138

Zeka zbulohej nga Skënderbeu si talent në vitin 2016. Vetëm një vit më vonë, bardheblutë finalizuan shitjen te Lil B në Francë.

Karriera e tij pati ulje dhe ngritje. Për herë të fundit në Shqipëri ishte pjesë e Partizanit. Me të kuqtë fitoi edhe ftesën e Silvinjos te Kombëtarja, por pa u preferuar as në stol.

Të kuqtë ndanë rrugët me Zekën në korrikun e vitit të kaluar. Eksperienca e fundit në Spanjë ishte për t’u harruar, pasi sulmuesi u dëmtua. Në total u largua me kujtimin e dy paraqitjeve.

PANORAMASPORT.AL