Dështon prova te Vllaznia, treshja e të huajve nuk “kalon klasën” me Martinin. Dy të tjerë në vëzhgim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2025 | 20:32

Dështon prova te Vllaznia, treshja e të huajve nuk “kalon klasën” me Martinin. Dy të tjerë në vëzhgim

Erdhën në provë nga Italia për të bindur në radhët e Vllaznisë, por 3 senegalezët duket se kanë zhgënjyer.

VLLAZNIA

Dhe në këtë mënyrë nuk do ketë kontrata nga ana e klubit shkodran në adresë të tyre. Fjala është për Alione Lo, Mustapha Lo dhe Fallo Fall, të cilëve nuk iu rezervua asnjë minutë në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Kukësit, duke lënë të nënkuptohet se të 3 afrikanët nuk do jenë pjesë e 9 herë kampionëve në edicionin e ri.

Por, megjithatë ata duket se sërish do qëndrojnë në Shkodër, por për të dhënë kontributin e tyre tek Vllaznia “B”, e drejtuar nga Brikeno Bizi. Performanca e treshes afrikane nuk ka bindur stafin teknik të Vllaznisë, që ka ngelur i zhgënjyer nga niveli i tyre i shfaqur në miqësoren ndaj Vllaznia “B” dhe Laçit. Ku asnjëri prei të ardhurve në provë nuk duket se e ka kaluar me sukses atë, e në këtë mënyrë asnjë nuk do firmosë me kuqeblutë.

Teksa vijojnë provën edhe për disa ditë në radhët e Vllaznisë, francezi Seattle dhe turku, Kurt. Me të dy mesfushorët që do të kenë edhe disa ditë në dispozicion për të bindur trajnerin Martini dhe stafin teknik të shkodranëve, në mënyrë që t’iu afrohet një kontratë profesioniste në radhët e 9 herë kampionët e vendit tonë.

PANORAMASPORT.AL