“Derbi nuk ndikon në të ardhmen time”, Nuhiu: Lojtarët “vdesin” në fushë për fitoren, Patsatsia jashtë Tiranës. Ja vendimi për Soler

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2025 | 22:35

“Derbi nuk ndikon në të ardhmen time”, Nuhiu: Lojtarët “vdesin” në fushë për fitoren, Patsatsia jashtë Tiranës. Ja vendimi për Soler

Për Tiranën derbi është cështje jetë a a vdekje. Jo vetëm për shkak të klasifikimit ku ndodhen në vendin e fundit por edhe për shkak se ka një fazë pa marrë asnjë fitore, e fundit ishte në raundin e parë kundër Partizanit. Në prag të kësaj supersfide, trajneri Ardian Nuhiu ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat.nuhiu“Është nder dhe kënaqësi të jesh pjesë e këtij derbi, por njëkohësisht edhe përgjegjësi. Lojtarët duhet të tregojnë karakter dhe personalitet sepse është ndeshje e veçantë dhe speciale edhe për tifozët tanë. Lojtarët duhet të kenë fokuesin dhe të gjithë energjinë në fushë.

Nuk duhet vetëm të luajmë por edhe ta fitojmë, jo vetëm për 3 pikët që kemi aq shumë nevojë por edhe që të gëzojmë tifozët. Futbolli gjithmonë të jep një mundësi tjetër, është mirë që ndeshja po vjen shumë shpejt, që të harrojmë ndeshjen e kaluar. Tani kemi mundësinë që të tregojmë shumë karakter, sepse kur je poshtë, kur je rrëzuar, duhet të reagojmë, të zgjohemi sepse vërtetë është shumë e rëndësishme për ne. Do të jetë ndeshje e vështirë sepse është derbi por edhe skuadra kundërshtare ka bërë mirë në javët e fundit, futbollistët duhet të reagojnë dhe të “vdesin” në fushë për këtë takim, duhet të fitojmë edhe për klasifikimin që mos të shkëputen skuadrat e tjera, duhet të lemë shpirtin në fushë për të fituar.

Unë i falendroj tifozët që po na mbështesin pas çdo ndeshje, uroj që nesër të kryejmë punën tonë dhe ti gëzojmë tifozët. Duhet të flasim në fushë, është një sfidë e re, besoj të grupi që do të fitojnë, duhet të përgatitemi. Kemi diskutuar por nuk ndikon në të ardhmen time, i besojmë sistemit të punës, futbolli do kohën e vet, do përmirësohemi që skuadra të rritet gradualisht.

Për Patsatsian është marrë vendimi që të mos jetë pjesë e grupit ndërsa Soler ka dy-tre ditë që po stërvitet, do të jetë në përbërjen e grupit dhe asnjëherë ska qenë i larguar nga grupi, ka qenë çështje dëmtime, nesër do të jetë me grupin pastaj do të shohim sa do të ndihmojë. Objektiv është ndeshja e radhës, përkushtim për punën që këta djem të binden për kualitetin dhe a nxjerrin në fushë që të fitojmë”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL