Dëmtohet Bytyçi, ja si luan Partizani në transfertën me Elbasanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2025 | 9:02

Dëmtohet Bytyçi, ja si luan Partizani në transfertën me Elbasanin

Partizani pritet të rreshtohet me tre mbrojtës edhe në ndeshjen e sotme me Elbasanin. Ata do të jenë Preka, Domgjoni dhe Sembene.

partizani

Trajneri Abilaliaj ka humbur për këtë ndeshje mbrojtësin Altin Bytyçi, i cili ka pësuar një tërheqje muskulore dhe pritet të jetë jashtë skuadrës. Për probleme shëndetësore nuk do të jetë gati as Buxhelaj dhe në të majtë pritet të aktivizohet Atanaskoski, por ky i fundit të pozicionohet më përpara, në mesfushë.

Podstrelov do të jetë në krahun tjetër, kurse në qendër Mehmeti dhe Shanaj. Për sulmin, sipas asaj që është parë në stërvitje, trajneri i Partizanit ka zgjedhur Kekon, i cili do të bëjë “pykën” dhe do të mbështetet nga Taipi dhe Gudjufi në krahë.

Bintsuka është menduar ta nisë nga stoli, por situata edhe mund të ndryshojë, aq më tepër që trajneri Arbër Abilaliaj ka bërë me dije se disa lojtarë kanë pasur shqetësime dje, duke vënë në dyshim praninë për këtë ndeshje.

12

PANORAMASPORT.AL