Postuar: Dhjetor 1, 2017 | 20:53
Dëmtohet Agolli tek Karabagu, humb ndeshjen e Champions-it me Romën
Ansi Agolli është dëmtuar ditën e sotme, në sfidën që Karabagu luajti me Neftçi Bakun, në kampionati e Azerbaixhanit. Sfida përfundoi me fitoren e ekipit të shqiptarit, me rezultatin e ngushtë 1-0, por për vetë mbrojtësin takimi nuk u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme.

Burime të “Panorama Sport” pranë lojtarit, thonë se Ansi është dëmtuar, dhe do ta ketë të pamundur të rikuperohet, që të jetë i gatshëm për sfidën e të martës në Champions Ligë, që azerbaixhanasit do të luajnë ndaj Romës në transfertë.













