Dëmtimi i rëndë i kushtoi sezonin, Arsen Lleshi përfundon me sukses operacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2025 | 11:57

Dëmtimi i rëndë i kushtoi sezonin, Arsen Lleshi përfundon me sukses operacionin

Arsen Lleshi iu nënshtrua dje ndërhyrjes kirurgjikale, pas dëmtimit të rëndë që kishte pësuar disa javë më parë ndaj Dinamos.

Screenshot 2025-02-22 115353

Ndërhyrja kirurgjikale ka përfunduar me sukses për sulmuesin e Elbasanit. Kujtojmë se Lleshi me 7 golat e tij në kampionat mbetet golashënuesi kryesor i verdhebluve në këtë sezon.

Njoftimi i Elbasanit:

“Ditën e djeshme sulmuesi ynë Arsen Lleshi ka përfunduar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale. Lleshi pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Dinamos, duke e detyruar sulmuesin të mbyllë sezonin”.

PANORAMASPORT.AL