Dejvi Bregu nuk dorëzohet për titullin kampion: Jemi larg, por do ta tentojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2026 | 22:14

Dejvi Bregu nuk dorëzohet për titullin kampion: Jemi larg, por do ta tentojmë

Vlonjati Dejvi Bregu, realizoi golin e dytë në triumfin 3 me 2 që Dinamo arriti në finalen e Kupës së Italisë ndaj Egnatias. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “Super Gol”, ai u shpreh:

bandicam 2026-05-13 22-11-15-471

“Jam i kënaqur, unë e kam thënë gjithmonë, nëse golat dhe asistet i japin pikë ekipit unë jam i kënaqur, ta gjykojnë të tjerët si ka qenë sezoni im. “Final Four” i vështirë, ndeshje shumë të forta duke filluar nga Vllaznia e vendit të parë. Kemi kohë të përgatitemi këto 3 ditë, shpresojmë që të japim maksimumin. Jemi larg me pikët, por do ta tentojmë”, tha Bregu.

PANORAMASPORT.AL