Çudia me Melon, i ka munguar dy sfida Morieros. Formacionet e mundshme të Laçi-Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2025 | 9:32

Çudia me Melon, i ka munguar dy sfida Morieros. Formacionet e mundshme të Laçi-Egnatia

Pas asaj humbje me Tiranën, ku ekipi pësoi një “black out”, Laçi do të kthejë vëmendjen nga takimi i ditës së sotme, teksa në orën 13:30 do të presë në shtëpi kampionët në fuqi të Egnatias.laci-egnatiaTë besuarit e Morieros kanë lënë pas atë humbje në Durrës me bardheblutë dhe kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv me rrogozhinasit, duke qenë se edhe pozitat në renditje nuk janë fort komode.

Kurbinasit janë në garë për mbijetesë, ndërsa dy ndeshjet e fundit kanë pasur edhe mungesën e një Melo Kordeiros. Braziliani, i cili është një pikë shumë e rëndësishme në repartin sulmues, ka munguar kundër Vllaznisë dhe Tiranës.

Fillimisht në rrjetet sociale, Melo publikoi pamje me djalin e tij të sapolindur Noah në 26 shkurt dhe për këtë ka marrë lejë nga klubi. Por, sulmuesi mungoi edhe me Tiranën dhe nuk dihet nëse do të jetë sot i gatshëm për Morieron.0PANORAMASPORT.AL