“Çdo skuadër sheh rrugën e saj”, Tetova: Partizani ishte skuadra për t’u mundur, 3 pikët ishin të rëndësishme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2025 | 19:13

“Çdo skuadër sheh rrugën e saj”, Tetova: Partizani ishte skuadra për t’u mundur, 3 pikët ishin të rëndësishme

Egnatia mori fitoren e tretë radhazi dhe pas sfidës foli trajneri Edlir Tetova.

bandicam 2025-12-19 18-58-29-184

“Sigurisht që e rëndësishme është fitorja, kishim kontroll lojën pjesën e parë dhe dytë deri në momentin e kartonit të kuq pastaj normale ka tension, por të rëndësishme janë 3 pikët. E cilësova para ndeshjes që Partizanit ishte ekipi për tu mundur, sigurisht patën momentet e veta por ne ishim shumë përpara portës se ata.

Ishim në një manovër e re sot, 20-25 minutat e para të pjesës së parë se kishim punuar, duhet të kishim më shpejtësi me Aleksin ose Kryeziun, kjo nuk ndodhi në 25 minutat e para, por duke kaluar Aleksin në krahun e djathtë erdhi goli.

Ideja ishte që Fernando nuk ishte në atë drejtim të lojën pjesën e parë se e merrte krahun e majtë shumë, Partizani ka rregulluar mirë agresivitetin në 3 ndeshje. Partizani ishte shumë i ngjeshur në mbrojtje, e menduam Buriç për mes linjave dhe për të shërbyer, jemi të kënaqur dhe besoj bëri mirë përderisa shënoi gol. I praktiktoj këto mënyra që tju jap minuta të gjithë lojtarëve. Mesazh nuk është, çdo skuadër sheh rrugën e saj, të jemi të ndryshëm në lojë, kjo është ajo që kërkoj dhe më pas të shohim si do të shkojë loja”, tha Tetova për RTSH Sport.

PANORAMASPORT.AL