Brdariç ka shumë dilema, çfarë Vllaznie pritet në klasiken me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2025 | 8:50

Brdariç ka shumë dilema, çfarë Vllaznie pritet në klasiken me Tiranën

Vllaznia ka vijuar edhe në fillim javë me përgatitjet e duelit për “klasiken” kundër Tiranës. Duel që vlen për javën e 29-të të kampionatit dhe ku kuqeblutë e drejtuar nga Brdariç kërkojnë një rezultat pozitiv.VLLAZNIAGrupi ka qenë thuajse i plotësuar në 100% të tijin në seancat e fundit stërvitore, fakt që patjetër gëzon trajnerin gjerman e stafin teknik të shkodranëve. Por, “pasurimi” i organikës, duket se ka vënë në dilema Brdariç për të zgjedhur titullarët që do zbresin në fushë kundër Tiranës.

Kështu, në portë do ta nisë si zakonisht në 3 muajt e fundit, Jukaj. Edhe në mbrojtje nuk pritet të ketë ndryshime në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Partizanit, ku nga e djathta pritet Gurishta, majtas do të jetë Jago e po ashtu dyshja Stojanoviç-Bajrami, që do të kompletojnë repartin e mbrojtjes. E pikërisht në mesfushë janë dilemat për Vllazninë, ku emra, si: Krymi, Deliu, Sala dhe Qato do luftojnë për 3 vendet e titullarit. Me dy të parët që duken të sigurt në formacion, e në balotazh, duken Sala e Qato.

Një opsion tjetër është edhe zbritja e Malës në mesfushë. Me krahun e djathtë të sulmit që pritet të mbulohet nga Çoba nëse prizrenasi aktivizohet në mesfushë. Në majën e sulmit i paprekshëm është Balaj e ndërsa goli ndaj Partizanit, duket se i ka dhënë një “avantazh” edhe Grudës që “duelon” me Dodajn për krahun e majtë të sulmit kuqeblu.99]PANORAMASPORT.AL