Bordini-Mile te Tirana, formë e ngjashme dhe rezultate të njëjta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2025 | 16:38

Bordini-Mile te Tirana, formë e ngjashme dhe rezultate të njëjta

Tirana ka nisur stërvitjet me trajnerin e ri, Roberto Bordini, ndërkohë që statistikat tregojnë një fillim të ngjashëm me atë të paraardhësit Vangjel Mile, megjithatë me nuanca të ndryshme në performancë. Të dy trajnerët kanë regjistruar nga një barazim dhe një humbje në dy ndeshjet e para, por diferenca kryesore qëndron te golaverazhi.

bordin

Me Milen skuadra ka pësuar 3 gola pa shënuar asnjë (0-3), ndërsa me Bordinin golavarazhi është 1-3, duke treguar një progres të lehtë në fazën ofensive. Ky krahasim tregon se, pavarësisht se rezultatet nuk kanë qenë pozitive, Tirana nën Bordini ka arritur të gjejë rrjetën një herë, një shenjë e parë se strategjia e tij mund të fillojë të japë fryte.

Tekniku italian ka punuar sidomos mbi disiplinën në mbrojtje dhe përqendrimin gjatë momenteve kyçe, për të shmangur gabimet që çuan në humbjen e dyfishtë në fillim.

PANORAMASPORT.AL