Bilanci/ Shkodra, transfertë “ferri” për Partizanin
Vllaznia dhe Partizani do të luajnë “aktin” e katërt dhe final në sezonin e rregullt të Superiores.

Është një duel direkt për “Final 4”, që mund të përcaktojë shumë në objektivat sezonal të dy skuadrave për të kapur dy vendet e para në klasifikim.
Përballjet e deritanishme direkte janë në favor të një goli më shumë të të kuqve. Në ndeshjen e parë të edicionit mes dy skuadrave, ishte Vllaznia që triumfonte në kryeqytet me shifrat 0-1 me gol të Alivodës. Në javën e 10-të dy skuadrat barazonin 2-2 në Shkodër.
Në ndeshjen e tretë të Partizani do t’i kthente “reston” kuqebluve me fitorn 2-0. Fakti është se fitorja e fundit e Partizanit në “Loro Boriçi” ka ndodhur në vitin 2022, çka tregon qartë shkallën e vështirësisë.
PANORAMASPORT.AL













