Bilanci i përballjeve direkt/ Elbasani udhëheq, 1 fitore për “demat” e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2026 | 22:35

Bilanci i përballjeve direkt/ Elbasani udhëheq, 1 fitore për “demat” e Partizanit

Partizani pret në “Arenën e Demave”, Elbasanin, të shtunën duke nisur nga ora 16:30. Të kuqtë kërkojnë të rikthehen sërish te rruga e fitoreve pas disfatës me Vllazninë për të provuar sërish shanset e “Final Four”, e për të qëndruar të qetë në klasifikim pasi gara e ashpër në fund të tabelës mund t’i përfshijë edhe ata.

elbasani-partizani

Megjithatë, sfida nuk do të jetë e lehtë duke njohur cilësitë e kundërshtarit përballë, teksa edhe bilanci i gjashtë ndeshjeve të fundit, prej momentit kur Elbasanit u ngjit në elitë, nuk favorizon Partizanin.

Nga sezoni i kaluar në këtë aktualin, mes Elbasanit dhe Partizanit janë zhvilluar gjashtë ndeshje, teksa dy prej tyre janë mbyllur me suksesin e verdhebluve, tre të tjera janë mbyllur në barazim dhe në vetëm një rast kanë mundur që të triumfojnë kryeqytetasit.

Bëhet fjalë për ndeshjen e datës 27 prill të vitit 2025, ku të kuqtë fituan me shifrat 2-0 falë golave të Prekës dhe Eleke. Sakaq, triumfi i fundit i Elbasanit me Partizanin, është pikërisht ai i fazës së parë të këtij sezoni me të besuarit e trajnerit Ivan Gvozdenovic që fituan në “Arenën e Demave” 1-0 falë golit të Bunjakut. Ndërkaq, takimi i dytë i këtij sezoni i zhvilluar në “Elbasan Arena” u mbyll në barazim pa gola, 0-0.

PANORAMASPORT.AL