AXHENDA E SUPERIORES/ Përballje pretendentësh në javën e dytë, mësoni datat dhe oraret e ndeshjeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2025 | 23:46

AXHENDA E SUPERIORES/ Përballje pretendentësh në javën e dytë, mësoni datat dhe oraret e ndeshjeve

Kategoria Superiore ka mbyllur thuajse të gjitha ndeshjet e javës së parë, me atë mes Teutës e Dinamos të shtyrë për në muajin shtator. Por ndërkohë, është tashmë i qartë plani për javën e dytë të kampionatit, që dhuron përballje shumë interesante.

superiore

Të shtunën, më datë 30 gusht, luhen tre ndeshje të cilat fillojnë me përballjen e orës 17:00 mes Flamurtarit dhe Bylisit në Vlorë. Në orën 20:00, luhen dy sfidat e tjera me Partizanin që ndeshjet me Teutën, si dhe me Egnatian që përballet me Elbasanin.

Ndërkohë, të dielën luhet fillimisht në orën 17:00 ndeshja mes Vorës dhe Tiranës, ndërsa javën e mbyll dueli mes Dinamos dhe Vllaznisë në orën 20:00.

Java 2

30.08.2025

Flamurtari-Bylis ora 17:00

Partizani-Teuta ora 20:00

Egnatia-Elbasani ora 20:00

31.08.2025

Vora-Tirana ora 17:00

Dinamo-Vllaznia ora 20:00

PPANORAMASPORT.AL