Analiza e duelit në “Air Albania”, Elbasani dominoi taktikisht Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2025 | 21:00

Analiza e duelit në “Air Albania”, Elbasani dominoi taktikisht Tiranën

Bardheblutë e nisën ndeshjen me një presion të lartë dhe zotërim të topit, por mungesa e koordinimit dhe gabimet individuale në fund të pjesës së parë çuan në një rezultat katastrofik. Gjatë pjesës së dytë, Tirana përpiqet të ngrejë ritmin dhe të shfrytëzojë rastet e pakta, por hapësirat e lëna në mbrojtje dhe kundërsulmet e shpejta të Elbasanit ia pamun-dësuan këtë.

574109592_1744694919645564_6283430936337988575_n

Verdheblutë treguan efektivitet mak-simal dhe qetësi. Kundër-sulmet e shpejta dhe menaxhimi i topit në momente kyçe ishin vendimtarë. Goditjet e sakta nga distanca, përdorimi i krahëve dhe kombinimet mes Manellarit, Tsagues dhe Gomesh treguan një skuadër të përgatitur taktikisht dhe me mentalitet fituesi.

PANORAMASPORT.AL