Aldo Teqja kthehet në garanci, Dinamo sfidon Tiranën pasi vendosi “rekordin” sezonal
Para derbit me Tiranën, Dinamo ka regjistruar një statistikë pozitive sa u takon golave të pësuar. Madje është një “rekord” sezonal, sepse nuk ka ndodhur më parë që blutë të mos pësojnë gol për 4 ndeshje radhazi.

Gjatë kampionatit ata kanë shënuar rregullisht, por edhe kanë pësuar rregullisht.
Kryeqytetasit së fundi kanë barazuar 0-0 me Teutën dhe Vllazninë, më pas mundën 2-0 Laçin dhe të mërkurën fituan 0-4 kundër Skënderbeut në Kupën e Shqipërisë, shifra që tregojnë se loja mbrojtëse e Dinamos ka funksionuar mirë këtë periudhë.
Duhet veçuar në këtë rast paraqitja e mirë e portierit Aldo Teqja, i cili ka qenë në lartësinë e duhur, duke e zëvendësuar më së miri Edmir Salin. Ky i fundit e ka lënë pas dëmtimin, por duhet të presë momentin e tij për t’u kthyer mes shtyllave.
PANORAMASPORT.AL













