Agolli: Dua dopietë dhe Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2015 | 15:11

Agolli: Dua dopietë dhe Champions

agolliMbrojtësi i Kombëtares nuk mjaftohet me pak. Ansi Agolli ka ngritur për herë të dytë radhazi titullin kampion me Karabakun në Azerbajxhan, por, sipas futbollistit tiranas, kjo nuk mjafton. Pas fitimit të titullit kampion, ai dëshiron të fitojë edhe Kupën e Azerbajxhanit me Karabakun.

“Mendoj se e merituam fitimin e kampionatit. Ne e udhëhoqëm atë nga fillimi dhe nuk lejuam askënd të ngjitej në vendin e parë”, tha Agolli për “Azerisport.com”.

I pyetur se cili titull ishte më i vështirë, mesfushori i Kombëtares u përgjigj. “Çdo titull ka vështirësinë e vet. Nëse dëshiron të bëhesh kampion, duhet të jesh i përgatitur për një betejë të fortë. Ndoshta ky sezon është më i vështiri, pasi në pjesën e parë të tij ne u angazhuam edhe në Europa League.

Në fund të sezonit u ndje edhe një lloj lodhje, por fatmirësisht arritëm të ruanim distancën që krijuam”, tha Agolli. I pyetur në lidhje me finalen e Kupës së Azerbajxhanit, mbrojtësi i majtë i Kombëtares u shpreh: “Do të jetë një ndeshje e madhe për futbollin azerbajxhanas. Shpresoj që ne do ta fitojmë atë”. Më 3 qershor, Agolli dhe Teli kanë shansin të fitojnë dhe Kupën e Azerbajxhanit, pasi janë në finale me Neftçi Baku.