Agolli: 2014-ta, më i miri i karrierës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2014 | 15:40

Agolli: 2014-ta, më i miri i karrierës

Agolli dhe NagatomoAnsi Agolli pohon se 2014 që po lëmë pas ka qenë viti i tij më i mirë në karrierë. Mëngjarashi i Kombëtares shqiptare fitoi titullin kampion në Azerbajxhan me Karabakun, si dhe luajti në fazën e grupeve të Ligës së Europës, duke u eliminuar vetëm nga një gabim fatal i arbitrit në ndeshjen e fundit ndaj Interit. “Për mendimin tim, ky ka qenë viti më i mirë në karrierë. Fitova kampionatin me Karabakun. Luajtëm në Kupën e Kampioneve dhe më pas në Ligën e Europës. Sakaq, edhe për momentin jemi në krye. Ndeshja më e vështirë? Nuk ka më ndeshje të lehta, por po them takimin në Holandë ndaj Tuentes”, tha Agolli në një intervistë për “azerisport.az”.