ZYRTARE/ U shpall kampion me Partizanin, mesfushori korçar prezantohet te skuadra e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2024 | 21:24

ZYRTARE/ U shpall kampion me Partizanin, mesfushori korçar prezantohet te skuadra e re

Mesfushori korçar, Kristi Kote, i cili u shpall kampion me Partizanin në sezonin 2018/2019 do të vazhdojë karrierën në Superligën e Kosovës. 25-vjeçari ka firmosur me skuadrën e Fushë Kosovës. 

kristi kote

Kote së fundmi ishte pjesë e Erzenit, por nuk gjeti hapësira e mjaftueshme te skuadra shijakase, duke zgjedhur kështu të transferohej te Fushë-Kosova. Me fanellën e Erzenit, mesfushori regjistroi vetëm 5 paraqitje, në total 87 minuta.  

Kjo nuk është hera e parë që Kote është pjesë e futbollit kosovar, teksa më herë, në vitin 2017 iu bashkua Lirisë së Prizrenit nga moshat e Skënderbeut.  Gjatë karrierës së tij, 25-vjeçari ka veshur edhe fanellën e Kukësit dhe Bylisit.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"