ZYRTARE/ Spikati te Ballkani i Ilir Dajës, ish-sulmuesi i Laçit transferohet për 200 mijë euro te skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2024 | 23:07

ZYRTARE/ Spikati te Ballkani i Ilir Dajës, ish-sulmuesi i Laçit transferohet për 200 mijë euro te skuadra e…

Sulmuesi i Ballkanit, Albin Berisha, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij duke nënshkruar për tre vjet e gjysmë me klubin rumun  Petrolul Ploiesti. 

BERISHA-1-780x439

Mediumi rumun gsp.ro shkruan se Petrolul e ka blerë sulmuesin nga Ballkani i Ilir Dajës, për shumën e 200 mijë eurosh. Prezantimi i Berishës do të bëhet të hënën zyrtarisht nga Petrolul. 

Përveç shumës së transferimit prej 200 mijë eurosh, zyrtarët e  Ballkani mbajtën një përqindje prej 20% të një transferimi të ardhshëm të Albin Berishës. 

Berisha ka bërë karrierë edhe te Kukësi U-19, Laçi, Besa, Liria dhe Malisheva. Në 18 ndeshje në kampionat me fanellën e Ballkanit, Berisha shënoi 7 gola.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"