ZYRTARE/ Shqiptari i Kosovës i jep fund aventurës në elitën e futbollit turk dhe prezantohet tek… Elfsborgu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2024 | 21:31

ZYRTARE/ Shqiptari i Kosovës i jep fund aventurës në elitën e futbollit turk dhe prezantohet tek… Elfsborgu

Futbollisti shqiptar i Kosovës, Arbër Zeneli, është rikthyer te Elfsborgu për të vijuar karrierën e tij, duke u përshëndetur kështu me elitën e futbollit turk, ku ishte pjesë e Adana Demirspor.

arber-780x439 (1)

Me këta të fundit, 29-vjeçari u aktivizua 12 ndeshje.  Klubi suedez njoftoi se sulmuesi ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027 si lojtar i lirë. 

“Pas tetë vitesh më në fund ka ardhur koha që Arbër Zeneli të kthehet në shtëpi. IF Elfsborg janë të lumtur të njoftojnë se së bashku me Arbërin kanë rënë dakord për një kontratë deri në vitin 2027. Arbëri do t’i bashkohet skuadrës direkt dhe do të mbajë fanellën me numrin 9”, thuhet në njoftimin e klubit.  Vlen të theksohet fakti se gjatë karrierës s ëtij Zeneli është aktivizuar edhe me Herenven dhe Reims.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"