ZYRTARE/ Shkëndija prezanton “timonierin” e ri, në stolin kuqezi ulet ish-trajneri i Bylisit: Kur shtëpia thërret… (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2024 | 10:50

ZYRTARE/ Shkëndija prezanton “timonierin” e ri, në stolin kuqezi ulet ish-trajneri i Bylisit: Kur shtëpia thërret… (VIDEO)

Shkëndija ka prezantuar trajnerin e ri, me ish-futbollistin Jeton Beqiri që do të marrë drejtimin e kuqezinjve të Tetovës.

jeton beqiri

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, me 41-vjeçarin që rikthehet te Shkëndija pas 7 vitesh, ku më parë ka qenë asistent.

Përveç Shkëndijës, Beqiri ka drejtuar në Maqedoninë e Veriut Renovën e Strugën, ndërsa më parë ka qenë dhe trajner i Bylisit.

“Kur shtëpia thërret, zemra vendos”, ishin fjalët e trajnerit në videon prezantuese të publikuar nga klubi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"