ZYRTARE/ PSG nuk ndalet në merkato, nënshkruan me talentin e Ajaksit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2019 | 14:37

ZYRTARE/ PSG nuk ndalet në merkato, nënshkruan me talentin e Ajaksit

PSG po zhvillon një merkato të kujdesshme këtë vit, kryesisht me emra të rinj.bakker-psg

Pasi zyrtarizoi ditën e djeshme afrimin e portierit 19-vjeçar nga Çelsi, ditën e sotme ka firmosur me një tjetër 19-vjeçar. Bëhet fjalë për Mitshel Baker, i cili vjen nga skuadra holandeze e Ajaks, si një transferim i lirë.

I riu mund të luajë nga të dyja krahët e mbrojtjes, por kryesisht pëlqen krahun e majtë. Holandezi ka nënshkruar një kontratë profesionale 4-vjeçare, me kampionët e Francës.BAKKER

Ai ka zhvilluar 13 ndeshje në “UEFA Youth League” më Ajaksin, dhe ka përfaqësuar vendin e tij Holandën, në 5 ndeshje për 19-vjeçarët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"