Zyrtare/ Partizani njofton ndërprerjen e kontratës me një tjetër futbollist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2018 | 12:12

Zyrtare/ Partizani njofton ndërprerjen e kontratës me një tjetër futbollist

Pas Edgar Çanit, klubi i Partizanit ka komunikuar mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin Besart Abdurrahimi. 28-vjeçari ishte pjesë e skuadrës së kuqe nga fillimi i vitit, teksa u aktivizua 11 herë, duke shënuar 2 gola. Nëpërmjet postimit në faqen zyrtare, Partizani tregon se marrëveshja është ndërprerë me mirëkuptim dhe lojtari do të jetë i lirë.

abdurahimi

NJOFTIMI I KLUBIT:

Klubi njofton mbylljen e bashkëpunimit me Besart Abdurahimin. Sulmuesi 28 vjeçar dhe drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes tyre, duke i dhënë mundësi lojtarit të jetë i lirë. Abdurahimi ishte pjesë e skuadrës nga fillimi i këtij viti dhe me fanellën e kuqe regjistroi 11 ndeshje duke realizuar edhe dy gola.  Klubi i uron njëkohësisht Besart Abdurahimit suksese në karrierën e tij sportive.

cscs

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"