ZYRTARE/ Njoftoi largimin nga Bylisi, mbrojtësi prezantohet te skuadra e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2020 | 23:48

ZYRTARE/ Njoftoi largimin nga Bylisi, mbrojtësi prezantohet te skuadra e re

Ardit Peposhi pak ditë më parë njoftoi largimin nga Bylisi, teksa nuk ka vonuar shumë për të gjetur skuadrën e re.

ardit peposhi

Ashtu siç përflitej edhe në media, mbrojtësi i majtë do të jetë pjesë e Llapit në Kosovë për sezonin e ardhshëm.

Marrëveshjen mes palëve e ka zyrtarizuar vetë klubi kosovar, të cilët shprehen se kanë mbyllur gjithçka për një kontratë një vjeçare.

Peposhi zhvilloi 31 ndeshje me Bylisin këtë sezon ku arriti të shënojë 2 gola dhe gjithashtu ka dhënë edhe 4 asistime.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"